Lajme

Grabitet një pompë e naftës në Ulpianë

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur sonte në mesnatë në një pikë të derivateve të naftës në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur në pikën e derivateve të naftës në Ulpianë, sonte rreth orës 24:00, mëson lajmi.net.

Mësohet se cak i grabitjes ka qenë pompa e naftës “Exfis”.

Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes, ndërkohë ende nuk dihet nëse ka të arrestua, apo se cila është shuma e parave të vjedhura. Por, mësohet se grabitja është bërë nën kërcënimin e armëve të zjarrit.