Lajme

Grabitet një pompë derivatesh në Drenas

By GAZETA SCANNER 1

October 20, 2024

Një pompë derivatesh është grabitur nën kërcënimin e një mjeti të fortë në Korroticë të Epërme në Drenas.

Bëhet e ditur se i dyshuari ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë në një pompë të derivateve i ka grabitur viktimës m/k para dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.