Lajme

Grabitet një lokal në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur në mbrëmjen e sontme në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në një lokal.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Me datën 18.12.2019 rreth orës 21:30 kemi pranuar një informatë për një rast të Grabitjes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në një lokal”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe po merren me rastin.