Analisti Dukagjin Gorani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke thënë se partia në pushtet po synon të mbledhë mbi 500 mijë vota me qëllimin e qartë që opozita të mbetet pa mundësi për të fituar pushtetin.
Gjatë një paraqitje në “Pressing” në T7, Gorani ishte tejet kritik ndaj VV-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme, duke ngritur pikëpyetje mbi mungesën e një programi të qartë qeverisës.
“Ti e sheh listën e VV-së dhe thua për çka garoni ju? Program qeveritar nuk keni. Kemi qenë në pushtet katër vjet si qeveri, e kemi përmend edhe 4 vjet (flet për VV-në). ‘Four more years’ që thojnë në Amerikë gjatë zgjedhjeve. ‘Four more years of what?’ Katër vite të çkafit?. Çfarë lloji i qeverisjes ka qenë këto katër vjet që me mujtë me kualifiku si vazhdimësi”, tha Gorani.