Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk i ka thënë ‘jo’ Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai në Pressing të T7 u pajtua me Lulzim Pecin i cili tha se “Asociacioni është në fuqi sepse nuk është shfuqizuar”.
Gorani tha se intervista e Kurtit në REL është interpretuar që “Kurti është kategorikisht kundër Asociacionit”.
“Nesër në takimin e ambasadës do të ketë përfaqësues edhe nga zyra e kryeministrit, presidencës si dhe kryeparlamentarit”, ka thënë Gorani.
“Qeveria e Kosovës është duke e munduar të blejë kohë për ta krijuar një vullnet në shoqëri”, ka thënë Gorani teksa shton se shoqërisë kosovare nuk i është thënë gjithë e vërteta.
Gorani thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte korrigjimi i kufijve por shton se ajo mundësi ka ikur.
“Meqë kemi njerëz që nuk duan të jetojnë në shekullin 21 atëherë më mirë do të ishte të kishte zgjidhje të shekullit 19 e që janë më efektive”, thotë Gorani referuar korrigjimit të kufijve.
E për Asociaiconin shton se “jëta në një asociacion nuk duhet të përjetohet si një konflikt e as si një fund i shtetësisë”.