Gazetari i njohur Dukagjin Gorani ka ngritur shqetësimet e tij në “Pressing”, në lidhje me pozitën e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ndodhet në mes të dy dilemave të vështira: të jetë i dëmshëm apo objekt i talljes.
Sipas Goranit, nëse Kurti pranon kërkesat e perëndimorëve pas zhvillimeve të fundit, ai do të shndërrohet në “palaço”. Për të, kjo do të ishte një pasoje e parakohshme e procesit të kontaminuar dhe të vështirësuar nga çështjet e fundit.
Ai theksoi se, pas sfidave dhe sanksioneve të shumta, nëse Kurti do të pranonte tani, ajo do të paraqiste një mungesë aftësie për të menaxhuar situatën dhe do ta bënte të jetë “objekt i talljes”.
”Tashmë është kaluar ajo pika e pakthim. Kryeministri Kurti është në pozitë pamundshme, nëse i pranon kushtet shndërrohet në palaço, meqë krejt këtë proces e ka kontaminu dhe e ka vështirësu tej mase. Pas krejt kësaj përplasjeve, sanksioneve, tash me pranu, diçka që ke pasur mundësi me pranu para një vjete, dy vjete, me pranu sot me krejt pasoja atëherë del që ti nuk po merrshe vesh në këtë zanat edhe qenke objekt i talljes”, ka pohuar Gorani.
Gorani gjithashtu shtoi se Kurti duhet të marrë vendimin e vështirë midis dy opsioneve të padëshiruara. Sipas tij, nëse kryeministri nuk i pranon kërkesat, atëherë ai do të cilësohet nga perëndimi si person i dëmshëm. Në këtë aspekt, Gorani i këshillon Kurtit të reflektojë mirë dhe të vendosë cilën rrugë të ndjekë, pasi çdo zgjedhje do të kishte pasoja të mëdha.
”Mos me i pranu ti shndërrohet në një individ, edhe problem rrezikshëm dhe tepër të dëmshëm. Pyetje që duhet me ia shtru vetës, cilën prej këtyre dyjave me zgjedhë. Me qenë i dëmshëm apo objekt i talljes”, ka thënë ai.