Sport

Gomes në “radarin” e gjigantit spanjoll

Gjiganti spanjoll, Barcelona është duke e monitoruar talentin e Manchester Unitedit, Angel Gomes, raporton GazetaScanner.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona është e interesuar për 19 vjeçarin, i cili duket së dëshiron largimin nga “Old Traffordi”.

Gomes është duke provuar që të tregoj cilëitë e tij tek “Djajtë e Kuq”, or deri tani ai akoma nuk ka siguruar një vend titullari në skuadrën e Solskajer.

Drejtuesit e Manchester Unitedit pretendojnë se lojtari po përpiqet që të nis një fillim të ri tek skuadra angleze, kur Gomes po shkon drejt fundit të kontratës. Siç mësohet, skautët e Barcelonës janë duke e monitoruar më kujdes situatën e Gomes tek United. /GazetaScanner/