Lajme

Gomat e dimrit për automjetet nga 15 nëntor deri më 15 mars 2024

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Policia e Kosova ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme.

Policia po ashtu ka apeluar që të gjithë ngasësit e automjeteve që të ndërrojnë gomat para fillimit të sezonit dimëror, si dhe të kujdesën që ajri i gomave të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit në temperatura të ulëta.