Sport

Goli i anuluar gabimisht, Klopp: Ndeshja ndaj Tottenham duhet të përsëritet

By GAZETA SCANNER 1

October 04, 2023

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka bërë thirrje për përsëritjen e ndeshjes mes Tottenham dhe Liverpool, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për Tottenham dhe e një gol të anuluar në mënyrë të padrejtë për Liverpool.

Gjyqtarët e VAR anuluan një gol të rregullt të Luis Diaz, dhe kjo ka bërë të shpërthejnë polemikat.

“Nuk e kanë bërë me qëllim dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Ishte një gabim, një gabim i dukshëm, por mendoj se duhet të ketë zgjidhje. Mendoj se duhet të ketë një ripërsëritje, por ndoshta nuk do të ndodhë”, tha Klopp.

“Në një situatë si kjo, një gabim i vërtetë, i madh me shumë njerëz të përfshirë, ju duhet ta rregulloni atë në atë kohë. Por me sa duket njerëzit menduan se kjo nuk ishte ajo që ata mund të bënin. Mirë, atëherë le të ndryshojmë rregullat për përsëritjen e ndeshjes”, tha Klopp.