Teknologji

Golf është vetura më e shitur në Evropë

Në vitin 2020, Volkswagen Golf ishte përsëri makina më e shitur në Evropë.

Volkswagen Golf 8 ka shitur mbi 312,000 njësi në Evropë, shkruan Autoblog.

Gjithashtu, Golf 8 u zgjodh si makina më e mirë në Gjermani nga Auto Motor und Sport, Auto Bild dhe Auto Zeitung.

Golf 8 ka qenë në dispozicion në të gjitha versionet kryesore që nga prezantimi i tij, së bashku me modelet GTI, GTD dhe GTE që i ka dhënë një pamje të veçantë në pjesën e pasme.
Kërkesa e lartë për modelet hibride ka kontribuar gjithashtu në këtë sukses.

Kjo është arsyeja pse deri në fund të vitit, çdo Golf i tretë i shitur ishte një hibrid.