Lajme

Goditet për vdekje, një 46-vjeçar në Vlorë

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2024

Një aksident me fatalitet është regjistruar mbrëmjen e 25 shtatorit në Vlorë.

Siç bën të ditur policia, vetura ka përplasur për vdekje çiklistin, 46 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës, shkruan Euronews.al.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.