Një person është arrestuar, pasi dyshohet se e ka goditur me veturë një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur të marten në Prizren rreth orës 12:35.
Arsyeja që ka çuar deri tek kjo ngjarja nuk është bërë e ditur në raportin 24 orësh.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.