Sport

Godet Batatina, blen yllin e Flamurtarit

Vjen goditja e parë e FC Llapit. Llapjanët sot kanë zyrtarizuar përforcimin e parë të afatit kalimtar të dimrit, raporton GazetaScanner.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka zyrtarizuar transferimin e parë. Është fjala për Egzon Krasniqin e Flamurtarit.

Krasniqi pak ditë më parë u “divorcua” me klubin kryeqytetas, por nuk ka vonuar shumë dhe ish-njëri ndër lojtarët më të mirë tek flamurtarasit, është bërë me klub të ri.

Këmbëshpejtë pritet të jetë një “armë” e fortë për skuadrën e Batatinës në pjesën e dytë të garave. Ndryshe, krerët e llapjanëve kanë paralajmëruar edhe disa blerje të reja gjatë këtij dimiri. /GazetaScanner/