Serge Gnabry do t’i mungojë Bayernit për pjesën e mbetur të sezonit, për shkak të lëndimit.
Gnabry është dëmtuar në sfidën ndaj Real Madridit, në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e tij pësoi humbje.
Ai do të jetë në rrezik gjithashtu të mungojë për Kombëtaren e Gjermanisë në Kampionatin Evropian që do të mbahet gjatë kësaj vere.
Gnabry gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 20 paraqitje, duke realizuar pesë gola dhe dy asistime.