Lajme

Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin Michael Davenport

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2023

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

 

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.

 

Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.