Lajme

Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer.

Me këtë rast, Kryetari Konjufca përgëzoi Ambasadorin Schbetzer për detyrën e re dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit të Kosovës.

Austria mike mbetet partner tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, theksoi Kryetari i Kuvendit, teksa nënvizoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.

Ndërsa, Ambasadori Schbetzer e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe njëherësh rikonfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit austriak për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.