Kuriozitete

Gjysma e njerëzve nuk kanë ide pse kanë blerë diçka në zbritje

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2024

Kur kthehen në shtëpi shikojnë çdo gjë që kanë blerë, dhe për disa gjëra çuditen pse i kanë blerë fare.

Gati gjysma e njerëzve harrojnë pse kanë blerë diçka në zbritje ose deri në momentin kur vijnë në shtëpi, ndërsa madje 68 për qind kur i gjejnë në ndonjë lirim dinë të blejnë gjëra, të cilat në fakt nuk u duhen fare, transmeton Koha.net.

Në hulumtim tri të katërtat e njerëzve për veprim të tillë kanë akuzuar kulturën e sotme materialiste për shprehitë e tyre të blerjes dhe kanë pranuar që blejnë në formë kompulsive, pa menduar shumë pse diçka është në zbritje.

Më shumë se një e treta e njerëzve ka gjëra të shtrenjta, të cilat nuk i përdorin kurrë, ndërsa 38 për qind e tyre i fshehin dështimet e shtrenjta nga farefisi ose miqtë kur u shkojnë në vizitë.

Shopaholikët kompulsivë zakonisht zhvillojnë metoda të komplikuara për të siguruar paratë për blerje të mëtejshme, injorojnë pagesën e faturave, kapërcejnë shujta dhe grumbullojnë borxhe të kreditit në banka dhe kartela, gjithçka për të vazhduar blerjen.

73 për qind e femrave në moshën prej 18 deri 35-vjeçare kanë pranuar varësinë nga blerja, ndërsa paratë i shpenzojnë në rroba, këpucë dhe grim. Meshkujt në kategorinë e njëjtë më së shumti shpenzojnë në pajisjet elektronike, automobila dhe shtesa të automobilave.