Lajme

Gjyshinca: Nëse hapja e urës është për fushatë elektorale, pse s’e kanë bërë edhe qeveritë e kaluara?

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, thotë se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk ka të bëjë asgjë më zgjedhjet të cilat pritët të mbahen vitin e ardhëm më 9 shkurt.

Gjyshinca tha se VV-ja qëndrimin për hapjen e urës e ka pasur edhe para 3 vitësh, jo vetëm tash në këtë kohë.

“Nëse hapja e urës është për zgjedhje, për qëndrime elektorale atëherë si është e mundshme që ky qëndrim është tashmë që tri vite e gjysmë. Ne këtë qëndrim e kemi pasur edhe para se me ardhë në pushtet edhe një vit pasi erdhëm në pushtet. Pra, nuk ka të bëjë me zgjedhje”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Deputeti nga radhët e VV-së tha se në qoftë se kjo çështje ka të bëjë për fushatë elektorale, ku kanë qenë që 25 vite më herët partitë politike sa herë që janë mbajtur zgjedhjet.

“Nëse kjo qenka për zgjedhje, pse qeveritë e kaluara nuk e kanë bërë që 20-vjet. Në kuptimin që edhe në 25 vitet e kaluara ka pasur zgjedhje edhe më herët. Kjo mendoj se është një lloj cektësie në lexim të situatës. Kjo ka të bëjë me diçka shumë më afatgjate, kjo ka të bëjë me implementimin e disa objektivave që dalin nga një strategji më e gjerë që del nga Kushtetuta e Kosovës”, deklaroi.