Sport

Gjyqtarë nga Kosova delegohen për miqësoren Shqipëri-Bullgari

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Gjyqtarë nga Kosova për miqësoren Shqipëri-Bullgari, e programuar për të martën e 17 tetorit në “Air Albania”, duke nisur prej orës 18:00.

UEFA ka përzgjedhur një treshe arbitrash dardanë për këtë takim. Kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, i cili do të ndihmohet nga anësorët Edmon Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Ndërkohë që gjyqtari i katërt i ndeshjes së kombëtares kuqezi do të jetë Erjon Bastari, arbitër i kolegjiumit të Tiranës. Gjithsesi, ndarja përfundimtare mund të ndodhë pas miqësores në Tiranë.