Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë sot në Hagë.
Sot (e martë) fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.
Seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00, sipas njoftimit të Gjykatës Speciale.
Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.
Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12, 13, 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.