Gjykata Themelore në Ferizaj, nuk ua ka vazhduar masat e sigurisë avokatit Besnik Berisha, Ismet Salihut, Jeton Vuniqit, Fidan Zubakut Refik Cakollit, Adonis Salihut, dhe Nexhat Xhafës.
Kjo u konfimua për “Betimi për Drejtësi” nga zyra për informim e kësaj gjykate, ku thuhet se të dyshuarve masat në fjalë iu kanë skaduar më 7 shkurt 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjithashtu u bë e ditur se këto masa ndaj të pandehurve nuk janë vazhduar për shkak se Prokuroria nuk ka parashtruar kërkesë.
Ndryshe, më 18 dhjetor 2023, Berishës edhe pesë të tjerëve u është vazhduar edhe për dy muaj masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, njërit arresti shtëpiak.