Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj gjudistit kosovar, Akil Gjakova.
Ai ngarkohej me veprën “dhuna në familje” nga paragrafi 248 i Kodit Penal.
“Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1,nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)”, njofton Gjykata.
Gjykata të dëmtaurën e këtij rasti S.M e ka udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.
“Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, thuhet në njoftim






