Lajme

Gjuriq takon diplomaten e lartë amerikane, propagandon se në Kosovë “po ushtrohet terror ndaj serbëve”

By GAZETA SCANNER

September 19, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq gjatë një takimi me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje të Organizatave Ndërkombëtare, Michele J. Sison, i është ankuar për veprimet qeverisë kosovare, të cilat i propagandoi për “terror ndaj serbëve” dhe “shkelje të të drejtave të njeriut, ekonomike dhe politike”.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar që edhe një herë ta vendosë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në agjendën e tyre politike”, tha Gjuriq, sipas një komunikate të lëshuar nga MPJ-ja e Serbisë.