Lajme

Gjuriq i bën drama Borrellit: Situata në Kosovë shumë e vështirë, populli serb ka presion

By GAZETA SCANNER 1

June 21, 2024

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq është takuar sot në Austri me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Në një komunikatë, raportohet se Gjuriq i është ankuar atij për situatën në Kosovë, ku ka kërkuar të “sigurohet populli serb”.

“Duke iu referuar situatës në Kosovë, ministri theksoi se Beogradi është plotësisht i përkushtuar për dialogun me Prishtinën nën patronazhin e BE-së dhe shtoi se në këtë moment është e nevojshme, para së gjithash, të sigurohet siguria e popullit serb dhe të zbatohen të gjitha detyrimet nga marrëveshjet e arritura tani.” – citohet se ka thënë ai.

Tutje, Gjuriq ka pretenduar se situata në Kosovë është shumë e vështirë, dhe se serbët kanë presion të pabërallueshëm si pasojë e “veprimeve të Prishtinës”.

Ndryshe, Borrell po qëndron në Austri, atje ku është diskutuar për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Kosova në këtë takim po përfaqësohet nga kryediplomatja Donika Gërvalla.