Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili e uroi për marrjen e detyrës.
Ai aty ka bërë një zotim, para kryediplomatit evropian, për rrugën e Beogradit.
“Ju siguroj se Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe kam besim se do të punojmë se bashku shumë ngushtë për ta arritur atë qëllim”, ka shkruar Gjuriq.