Op/Ed

Gjumësi e thellë, ndërgjegje e vrarë apo harresë e plotë!

Shkruan: Enver Hajdari

Pas nje analize të pasluftës, si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-se, Dega në Drenas, i bëjë këto pyetje: athua vret ndërgjegja organet e institucionet vendore të Kosovës, atyre udhëheqëse politike, ekonomike, shoqatat qeveritare për të menduar më drejt për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e saj, kur për herë të parë në histori kishim një ushtri tonën e krijuar nga gjiri i popullit, të cilët me mundësitë e veta dhanë aq sa mundën për lirinë të cilën sot e gëzojmë.
Fitohet përshtypja se për qëllime politike karrieriste të dikujt, shtresa e luftës trajtohet në atë mënyrë që ajo duhet të jetoj nga mëshira e dikujt pa e lodhur fare mendjen për njerëzit që dhanë jetën -ata që çelën shtigje gjatë luftës dhe sollën faktorin e jashtëm – NATO-n në Kosovë.
Kjo kategori nuk kishte mundësi të ruajtjes së monopoleve ekonomike, por pa e llogaritur çmimin për vdekje, ideali dhe qëllimi ynë i vetëm ishte që të lirohemi njëherë e përgjithmonë dhe mëtej të interesohet për ta shoqëria dhe historia për vlerat e saj, por pa i shtrembëruar gjërat kur këta duhet të vlerësohen si krenari e kombit, prandaj pse ne duhet të nëpërkëmbemi?
Ne mendojmë se faktori i jashtëm nuk duhet të jetë pengesë në realizimin dhe mbështetjen materiale të këtyre njerëzve, sepse të gjitha referimet bëhen nga institucionet vendore. Njëherit jemi shumë të brengosur që për kaq kohë të pasluftës nuk u punua për ngritjen e lapidarit të kryekomandantit Adem Jashari në qendrën e Kosovës.


Athua kush e meriton më shumë dhe kush duhet të punojë për ta: ne që sot e gëzojmë lirinë apo institucionet vendore të Kosovës ?
Mbesim me shpresë që të lirohen nga gjumi i institucioneve që nuk kanë punuar në këtë drejtim që të bashkohen në këtë drejtim për të dhënë gjithçka munden për ata që dhanë për të sotmen shumçka , sepse tek e fundit ua kemi borxh atyre.
Edhe me të rëndë e bënë fakti që udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e saj, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Ngucati, Nasim Haradinaj, Cali, ballafaqohen me padrejtësi të kontestimit të luftës së tyre çlirimtare e cila ishte luftë e drejtë dhe për çlirim. Nuk thuhet kotë që kur udhëheqësia e institucioneve nuk e thotë as një fjalë të vetme për ata, atëherē Gjykata Speciale luan me ne, dhe mbanë pengje.
Ose, nē çfarë drejtimi është ka shkon Kosova kur fëmijet e deshmorëve, që për ta siguruar bukën e gojës lënë edhe varrezat e baballarëve të tyre dhe marrin rrugën e mergimit!

O të mjerë, a e dini sa invalidi ka lënë edhe pjesët e trupit në male nëpër beteja të lavdishme të UÇK-së?
O të mjerë, a e dini sa fëmija është vra dhe sa gra janë dhunuar?
O të mjerë, a e dini që jeni duke shkelur gjakun e deshmorëve, që edhe femijët e juaj tani e gezojnë këtë liri, madje edhe ju e gezoni që në luftë nuk keni bërê as nje argat! E madje as lugët në sofër nuk ju mungojnë!

Ruanu se ka Zot, e ju vret, e ju vraftë!
Si nuk iu vie turp t’i shani keto katëgori të ndijshme të shoqerisë, në vend që të vlerësohen e të çmohen!

A dini ju se dëshmorët iu kanë lënë amanet edhe femijët e tyre, ndërsa juve as nuk iu bie ndermend për ta!
A nuk është turp që të mblidhen nënshkrime për ngritjen e një permendoreje në sheshin e Prishtinês për Adem Jasharin?! Sepse, shtatorja e Adem Jasharit, do të duhej vendosur pa pasur nevojën e mbledhjës së nënshkrimeve! Komandanti legjendar e ka vendin në kryeqytet.

O njerëz kthjelluni, thirrni mendjes suaj se ua keni me borxh!

Ndërgjegje e vrarë apo harresë e plotë!

(Autori është kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-se, Dega në Drenas).