Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka komentuar letrën dërguar nga tre kryqytetet evropiane, përkatësisht Parisit, Berlinit dhe Romës drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilën në përmbajtje dhe gjuhë e ka quatjur “tepër të rëndë dhe të ashpër”.
“Gjuha në atë letër (të Scholz, Macron, Meloni) është jodiplomatike. Qasi gjuhe të randë e të ashpër, edhe për draftin që nuk është kjo letër ‘Non-Paper’ e as ‘propozim gjentellmenësh’.Është tepër e ashpër, e rëndë në shprehje”, tha Shpend Ahmeti në Pressing të T7.
“Na historikisht e kemi këtë ide me shum çallum: jo s’pranojmë, është e padrejtë, e në fund i çojmë duart. E ne s’kemi mësu prej kësaj. Qoftë me Gjykatë Speciale që në fund i kanë çu duart, qoftë me Manastirin e Deçanit. Problemi është që në fund p’e pranojmë, p’e pranojmë masi po vjen dëmi”.
Ahmeti tha se është “gjynah është me rrejtë popullin, Asociacionin e kemi kusht” sepse përndryshe “na e kemi veç nji mundësi: m’i mëshu shkelm e m’e ba zhbë në parlament. Sepse nëse thu s’e pranon, atëherë duhesh me shpërbërë në Kuvend”.