Lajme

Gjuhë e papranueshme nga zv.ministri Vokrri, e quan shk* aktivistin Rexhaj

By GAZETA SCANNER 1

April 21, 2024

Zëvendësministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka përdorur gjuhë skandaloze dhe të papranueshme në një postim të Sali Rexhajt, i njohur për aktivizmin e tij, duke iu drejtuar me “shk*” pas një postimi të këtij të fundit në Facebook, ku ndër të tjera thotë: “Qeveria Kurti për shtrirje të sovranitetit në Veri e ka dërguar Arbër Vokrrin, i cili ka për detyrë që në emër të qeverisë ta shpërndaj nëpër Evropë islamin politik të Erdoganit.”

“Po Salih. Këta me i bo kosovare, e ty dyqysh prej shkaut me t’bo shqiptar, kismet”, ishte reagimi skandaloz i Vokrrit në postimin e Rexhajt.