9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Gjuajtje me armë zjarri nga vetura në lëvizje në Prishtinë

- Advertisement -

Një person ka raportuar se teksa ishte në veturë me dy pasagjarë, një tjetër veturë në lëvizje ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre.

Vetura është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 03.12.2022 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me veturë në lëvizje së bashku me dy pasagjerë, nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe me veturë është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast. Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale, lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit