Policia ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë, pasi të martën kanë tentuar t’i shkelin me veturë zyrtarët policorë në rroba civile, e më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të policëve.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit me veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor. Zyrtarët policor i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit. Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.