Kandidati për deputet i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar Vetëvendosjen, e cila po përkrah Martin Berishaj, edhe pas aferave tē tij.
Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar se qindra-mijëra euro kanë kaluar në xhirollogarinë e Martin Berishajt nga GEN Beograd.
Po ashtu, ai ka cituar një postim në Facebook të Vetëvendosjes, ku shkruan se publikisht se GEN është Beograd.
Postimi i plotë:
Qindra-mijëra euro kanë kaluar në xhirollogarinë e Martin Berishajt nga GEN Beograd.
Natyrisht se kjo nuk i kishte bërë përshtypje kryeministrit Kurti, por e mori nën mbrojtje mikun e tij. E mori nën mbrojtje që ai të hesht për ato që ka bërë dhe për llogari të kujt.
Ja tani, Vetëvendosje po e pranon edhe publikisht se GEN është GEN Beograd. E nga ky GEN-i, Martin Berishajt iu paguan qindra-mijëra euro.
Martin Berishaj duhet të flasë dhe të tregoi se ku shkuan ato para…
https://www.facebook.com/share/p/1HM1B7BoA4/