Lajme

Gjoshi, PDK: Rastësi jo e vogël djegia e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë pas intervistimit të Albulena Haxhiut

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2023

Sekretari për organizim në Pqrtinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka cilësuar fatkeqësi djegien e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, shkruan Scanner.

Ai ka kërkuar që sa më parë, duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=908578734019022&id=100046007122690&mibextid=Nif5oz