Ballina

Gjoshi: Kurti po e fuqizon Serbinë në çështjet e brendshme të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2022

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar takimin e Kurtit sot në Bruksel, ndërkaq ka thënë se Kurti po e negocion me Aleksandër Vuçiqin një çështje të brendshme dhe një vendim të Qeverisë sovrane të Republikës së Kosovës, shkruan Scanner.

“Albin Kurti e ka refuzuar kërkesën dhe këshillën miqësore të SHBA-ve, por ai ka pranuar t’i nënshtrohet diktatit dhe politikave destruktive e armiqësore të Serbisë”, shkruan Gjoshi.

Sipas tii, ky nënshtrim është fuqizim i Serbisë në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, Albin Kurti po e negocion me Aleksandër Vuçiqin një çështje të brendshme dhe një vendim të Qeverisë sovrane të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti e ka refuzuar kërkesën dhe këshillën miqësore të SHBA-ve, por ai ka pranuar t’i nënshtrohet diktatit dhe politikave destruktive e armiqësore të Serbisë.

Një kryeministër i Kosovës duhet që vendimet e tilla t’i flasë vetëm me miqtë e Kosovës, sidomos amerikanët. Çdo ulje në tavolinë për ta negociuar me Serbinë një vendim të qeverisë sovrane të shtetit që përfaqëson, është nënshtrim.

Ky nënshtrim është fuqizim i Serbisë në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës.

Sot, Aleksandër Vuçiqi do t’i tregojë Albin Kurtit se si të zgjidhet një çështje e brendshme e shtetit të Kosovës – targat ilegale që i lëshon Serbia./Scanner/