Lajme

Gjoshi i reagon Pecit: Mosreagimi nuk është i rastësishëm, është modeli të cilin e ka mbjellë Kurti

By GAZETA SCANNER 1

December 25, 2022

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pas shpërndarjes së videos, ku një vajzë e mitur nga komunitetet largohet me forcë nga lokali, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqërisë, Faton Peci.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mosreagimi i Peci ndaj kërkesës për lëmoshë nga vajza dhe heshtja e tij e pashpirtë ndaj sjelljes së patolerueshme të kamerierit, nuk është e rastësishme.

Tutje ai ka shkruar se Kurti tashmë nuk i sheh më lypsaret dhe as nuk i takon, sepse ai shkon në punë me xhipa të zinj.

Postimi i plotë:

Mosreagimi i minisrit Faton Peci ndaj kërkesës për lëmoshë nga vajza e vogël dhe heshtja e tij e pashpirtë ndaj sjelljes së patolerueshme të kamarierit, nuk është e rastësishme.

Ky është modeli të cilin në këtë vend e ka mbjellur Albin Kurti dhe shpurra e tij ideologjike.

Albin Kurti dhe njerëzit e tij për dy dekada e kanë rrënuar dhembshurinë mes njerëzve. Ai e ka dëmtuar shoqërinë tonë.

Prandaj, sot ministrit të tij nuk ia thotë zemra t’i përgjigjet zërit të një fëmiu dhe aq më pak të reagojë ndaj sjelljes së patolerueshme të kamerierit.

Albin Kurti nuk i sheh më lypsarët dhe as nuk i takon, sepse ai shkon në punë me xhipa të zinj.

Albin Kurti është shkëputur tërësisht nga realiteti.;