Lajme

Gjoshi i PDK-së për deklaratat e Petrovcit: Ai gjithmonë e paska urryer atë fshatarin e varfër që vendosi të ngrihej në luftë për liri

By GAZETA SCANNER 1

March 25, 2024

Figura e Enver Petrovcit është shndërruar në një ndër temat më të diskutueshme gjatë ditës së sotme pas deklaratave fyese dhe përçmuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në kontekst të këtyre deklaratave kontraverse, anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka kritikuar aktorin kosovar duke shtuar se “ai gjithmonë e paska urryer atë fshatarin e varfër që vendosi të ngrihej në luftë për liri, andaj në film shante e bërtiste në serbisht me aq origjinalitet.”

“Kur më ka rënë ta shoh Enver Petrovcin duke luajtur në film rolin e ndonjë polici serb që turrej mbi shqiptarët me dhunë e me të shara me një serbishte të vrazhdtë, më ka bërë gjithmonë përshtypje se si po ia arrin ta transmetojë gjithë atë urrejtjen e madhe që ka ndodhur edhe në ngjarjet reale. Përgjigja paska qenë e thjeshtë: Ai gjithmonë e paska urryer atë fshatarin e varfër që vendosi të ngrihej në luftë për liri, andaj në film shante e bërtiste në serbisht me aq origjinalitet. E pas të gjitha atyre paraqitjeve ndër vite, Enver Petrovci e paska dhënë shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij, duke dalë kundër lirisë së popullit dhe vendit të tij.” – shkroi ai ndër të tjera.