Lajme

Gjobiten me 500 euro 2 shoferët që bënë gara shpejtësie, në Ferizaj

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2024

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, të premten, në Ferizaj ka ndaluar dy persona të cilët po bënin gara shpejtësie.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, dy shoferët e ndaluar ishin të moshës 23 dhe 20 vjeç.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me gjobë prej 500 eurosh, 5 pikë negative dhe heqje të patentëshoferit për 12 muaj.

“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, apeloi policia