Teksa për të po flitet pa ndalur nëpër portale, Afrona Dika po vazhdon e papenguar punët e saj.
Ajo ka shkëlqyer së fundmi në Kanë.
Bukuroshja përjetoi emocionet e tapetit të kuq të qytetit ikonik francez e veshur në një kreacion kosovar.
Fustani përrallor i Dikës ngjyrë lejla e solli atë tejet ekstravagante.
Dika ka qenë edhe pjesë e disa eventeve përgjatë festivalit të filmit në Kanë, organizuar nga Matereza, shqiptarja e parë që ka përsipër një organizim të përmasave të tilla.
Sakaq, shumëkush po pret nga Afrona punët e saj të reja, përfshirë podcast-in e paralajmëruar prej disa javësh që është shndërruar në kryetemë të protaleve dhe shoubizzit shqiptar që prej promos paralajmëruese.