Lajme

Gjini: Serbia s’do Asociacion, por kufi në Ibër

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2024

Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar në RTV21 se Serbia nuk e dëshiron Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në vend të kësaj, sipas tij, shteti serb synon ta ndajë Kosovën në Ibër.Sipas tij, Serbia do me nda Kosovën në Ibër.

“Serbia nuk do Asociacion, Serbia do kufi në Ibër. Asociacioni nuk e lejon me e realizu atë punë. Serbia do me e nda Kosovën në Ibër”, tha Gjini.