Lajme

Gjini i AAK-së: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

By GAZETA SCANNER 1

May 14, 2024

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin, Albin Kurti.

Gjini në Debat Plus, ka thënë se vija e kuqe vlen edhe nëse ofrohet posti i presidentit për kryetarin Ramush Haradinaj.

Për momentin kemi vijë të kuqe për Albin Kurtin… Nganjëherë pavetëdije dhe politika, edhe shoqëria civile, edhe mediat i krijojnë disa profeci vetëpërmbushëse, që e krijon situatën për të cilën flet. Për shembull nëse në tërë kohën themi se do të dal i pari, ai do të dalë…” – ka thënë Gjini.

Kujtojmë se Haradinaj nuk ka marrë pjesë në darkën që e shtroi Kurti për partitë opozitare.