Sport

Gjimshiti i mungon Shqipërisë në dy ndeshjet e radhës

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Kapiteni i kombëtares shqiptare do t’i mungojë asaj në dy përballjet e kësaj jave në Ligën e Kombeve.

Ylli i Atalantës nuk do të luajë për shkak të një lëndimi që e kishte marrë në mesjavën e kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e radhës në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi”, thuhet në njoftimin e FShF-së.

|Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk – Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë. Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa”.

“Stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës”.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të mos e ftojë dikë tjetër në vend të Gjimshitit.