Kult

Gjimnazistët e parë promovojnë librin “Gjenerata e parë e Gjimnazit Skënderbeu”

Në ambientin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, sot, është promovuar libri ‘Gjenerata e parë e Gjimnazit Skënderbeu, 1967-68 dhe 1970-71, 50 vjetori i maturës”, të autorëve Shefkije dhe Osman Berisha.

Fjali rasti në ceremoninë e promovimit të librit, fjalë rasti pati kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili falënderoi dhe përshëndeti gjimnazistët e parë të Drenasit, të cilët në kushte shumë të vështira ekonomike e politike filluan dhe morën maturën në Drenas. Kryetari Lladrovci më tej tha se prioritet i qeverisjes së tij vazhdon të mbetet Arsimi.

“Që nga fillimi i qeverisjes në mandatin e parë jam angazhuar që arsimi në komunën tonë të jetë kryeprioritet ngase qëndrueshmëria dhe cilësia në arsim na garanton një të ardhme të sigurtë”.

Kryetari Lladrovci përmendi dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka komuna e Drenasit me drejtues të arsimit, nxënës e mësmdhënës nga Finlanda, Gjermania e Austria.

“Gjimnazistët tanë po shkëlqejnë në prezantimin e shkollave tona në Finlandë e Gjermani, këtë e kanë konfirmuar drejtues të arsimit, si dhe mësimdhënës nga Finlanda e Gjermania. Ne kemi krijuar kushte dhe do të vazhdojmë, jo vetëm teknike, por edhe me mësimdhënës të dëshmuar për shkollat tona”, theksoi Lladrovci.

Në fund, kryetari Lladrovci falënderoi të gjithë të pranishmit dhe autorët e librit për një punë mjaftë të mirë për historinë e Drenasit.
Ndërsa, shumë mësimdhënës të gjeneratës së parë folën me shumë emocion për vitet e para të gjimnazit.