Gjilani ka shënuar fitore të thellë ndaj Fushë Kosovës, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me shumë pak raste të krijuara nga dy anët.
Ndërkohë, ajo e dyta ishte këngë tjetër pasi shënuan katër sosh. Golin e parë e realizoi Roganoviq, në minutën e 52’.
Teksa tetë minuta më vonë Bilalli e sëhnoi golin e dytë.
“Skifterat” nuk u ndalën pasi shënuan edhe dy gola të tjerë me anë të Jaroviqit. Fillimisht realizoi në minutën e 68’ dhe më pas në minutën e 74’.
Gjilani pas kësaj fitore largohet nga zona e barazhit përkohësisht, duke u renditur në vendin e shtatë me 30 pikë, me një pikë më shumë se Feronikeli 74 që është në pozitën e tetë.
Ndërkohë Fushë Kosova pozicionohet në pozitën e nëntë me 20 sosh.