Ka përfunduar ndeshja e fundit në Superligën e Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës. Ndeshja përfundoi pa gola me rezultat 0-0.
Gjilani dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të xhirosë së dytë në Albi Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje kishte një dominim më të lehtë për Gjilanin, të cilët kërkonin golin e parë në këtë ndeshje.
Në pjesën e dytë Prishtina ishte më e mirë derisa Gjilani e shënoi një gol në minutën e 76-të te ndeshjes.
Megjithatë, pas gati 10 minutave duke u rishikuar në VAR goli u anulua.
Ndeshja filloi pas minutës së 86-të dhe Prishtina kërkonte golin në minutat e mbetur.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje e shtyu ndeshjen për 13 minuta, por edhe gjatë minutave të mbetur kishte ndërprerje të mëdha që shkaktoheshin nga futbollistët e të dyja palëve.
Në fund të dyja skuadrat u ndanë të kënaqura me barazim.