Lajme

Gjilan: Gjobiten tre shoferë, po vozitnin makinat edhe pse iu ishte marrë patentë shoferi

By GAZETA SCANNER 1

February 22, 2024

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në Gjilan, gjatë ditës së sotme, kanë hasur tre kundërvajtës duke vozitur edhe pse kanë pasur masën e përkohshme të ndalim vozitjes.

Në komunikatë thuhet se të tre vozitësve veç e veç i janë shqiptuar gjoba nga 300 euro dhe iu është vazhduar masa e ndalim vozitjes edhe për tre muaj të tjerë.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë policinë.