Sport

Gjiganti anglez i bindur se do ta blejë superyllin norvegjez

Klubi i madh anglez, Manchester United është i bindur se mund ta blejë talentin norvegjez te Salzburgut, Erling Haaland, raporton GazetaScanner.

“The Independent” shkruan se klubi nga ‘Old Traffordi’ është i bindur se mund të arrijnë marrëveshje me superyllin norvegjez.

Haaland është duke bërë një sezon të madh me Salzburgun, dhe tashmë janë top-klubet evropiane që janë duke e vëzhguar lojtarin. Skuadra gjermane RB Leipzig është duket bërë përpjekje të mëdha që ta blejë norvegjezin, por “Djajtë e Kuq” besojnë së yllin e Salzburgut do ta sjellin në Premier League. /GazetaScanner/