Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje për gjetjen e trupit të terroristit të katërt që mbeti i vrarë në sulmin ndaj policëve.
Zëdhënësi i PSRK-së, Ekrem Lutfiu, ka thënë se trupi është gjetur rreth 1.5 km larg vendit të incidentit.
Bëhet me dije gjithashtu se i njëjti nuk kishte pasur ndonjë dokument identifikimi.
“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale
Ky është terroristi i katërt që është gjendur i vdekur pas sulmit dje ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit.