Profesori universitar ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të jenë vigjilente.
Duke komentuar lajmet për kapjen e një sasi të armatimit në veri nga Policia e Kosovës, ai ka thënë se Serbia mund të fut armë më shumë se sa kap policia.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se bashkëpunimi në mes të policisë dhe KFOR-it duhet të forcohet.
“Gjetja e një sasie armësh në veri, Sveçla: Sovraniteti do të mbizotërojë’ (Nacionale) Koment: Serbia është eksportues i madh i armëve. Mund të futë armë më shumë se sa që mund të zbulohen nga policia. Zgjidhja është parandalimi i futjes së armëve. Ajo arrihet me rritjen e mirëbesimit të policisë sonë me KFOR-in. Policia nuk ka kapacitete e as mandat për ta siguruar kufirin”, ka shkruar Krasniqi.