Rozë

Gjesti dhe Xheneta shkëmbejnë puthje të zjarrta në pishinë

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2024

Gjesti dhe Xheneta Fetahu prej disa ditësh kishin ftohur raportet me njëri-tjetrin.

Kjo pasi modeles shqiptare nuk i pëlqyen gjestet e këngëtarit, gjë që kërkoi edhe të ndryshonte.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe pati vazhdimisht ngacmime nga ana e të dy konkurrentëve.

Mbrëmë (e martë) pati një festë në shtëpinë e famshme, ku kishte edhe muzikë.

Banorët kërcyen dhe u argëtuan mjaft shumë bashkë, teksa artisti pejan ka shprehur në disa momente edhe xhelozi për Xhenetën.

Ata mes kësaj u panë dukë u hedhur në pishinë, derisa edhe aty filluan të afrohen.

Çifti po vazhdonin me puthje të zjarrta duke qëndruar kështu për një kohë në cep të pishinës.