12.1 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Gjermania ia heq privilegjet ish-kancelarit Gerhard Schröder, pasi nuk ndaloi lidhjet me Rusinë

- Advertisement -

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, do të humbasë disa nga privilegjet e tij post-zyrtare, pasi nuk pranoi të ndërpresë lidhjet e tij me kompanitë ruse të energjisë, pas një vendimi nga Komiteti Buxhetor i Bundestagut.

Schröder, i cili ishte kreu i qeverisë gjermane nga viti 1998 deri më 2005, do t’i konfiskohet zyra me staf të tij, mirëmbajtaj e së cilës kushtoi rreth 419,000 euro në paratë e taksapaguesve në vitin 2021.

Mocioni, i cili u miratua sot pasdite me mbështetjen e partisë Socialdemokrate (partia ku bënte pjesë Schröder), të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë, nuk përmend lidhjet apo qëndrimin e politikanit për luftën e Rusisë në Ukrainë, me shumë gjasa që të shmangin sfidat ligjore.

Në vend të kësaj, mocioni argumenton se ish-udhëheqësi nuk përmbush më asnjë detyrim të vazhdueshëm si burrë shteti, andaj, thuhet në mocion, nuk nevojitet një zyrë dhe një staf.

Partia kryesore e opozitës, Unioni Kristian-Demokrat, po ashtu i kishte bërë thirrje qeverisë që të ndalonte pensionin e ish-kancelarit, ekuivalente me një pagë vjetore prej rreth 100,000 eurosh. Megjithatë, Schröder do të vazhdojë ta marrë pensionin.

Katër punonjësit që punonin në zyrën e Schröder-it, e vendosur pothuajse drejtpërdrejt përballë ambasadës ruse në Berlin, dhanë dorëheqjen me dëshirën e tyre në fillim të marsit, pasi shefi i tyre nuk kishte treguar asnjë qëllim të largohej nga bordi i kompaninë ruse të naftës Rosneft dhe asaj të tubacionit Nord Stream.

Votimi i komitetit buxhetor të Bundestagut vjen vetëm disa orë pasi Parlamenti Evropian i kërkoi Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, të vendosë sanksione kundër Schröder për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin, raporton Guardian.

Miqësia e ngushtë personale e Schroder-it me Putinin është kritikuar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit