19.5 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

“Gjermania dëshironte të mbaronte lufta me humbjen e Ukrainës”, Johnson “plas bombën , koment dhe për qëndrimin e Francës

- Advertisement -

Në komentet që ka të ngjarë të shkaktojnë trazira mes liderëve europianë, Boris Johnson tha për CNN Portugal: “Kjo gjë ishte një tronditje e madhe, ne mund të shihnim grupet taktike ruse që po grumbulloheshin, por vende të ndryshme kishin perspektiva shumë të ndryshme.

“Pikëpamja gjermane ishte se nëse lufta do të zgjaste do të ishte më mirë që Ukraina të humbiste,” tha ai.

Ai gjithashtu foli edhe për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili udhëhoqi përpjekjen e Europës për të frenuar Vladimir Putinin përmes bisedimeve diplomatike.

“Mos kini dyshim se francezët nuk po shihnin realitetin deri në momentin e fundit,” tha Johnson.

Ish-kryeministri, i cili shihej si një aleat i ngushtë i Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, theksoi se kombet e BE-së më vonë filluan të mbështesnin Kievin. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit